Ju nuk keni nevojë për një diplomë për t’u bërë miliarder. Disa nga njerëzit më të pasur në botë braktisën universitetin për t’u përqendruar në kompanitë e tyre, ndërsa të tjerë u bën të pasur shumë kohë pasi u larguan nga shkolla.
Dizajneri i modës Ralph Lauren
Dizajneri 79 vjeçar themeloi kompaninë e tij të modës duke shitur kollare ndërsa punonte në një zyrë në Empire State Building.
I quajtur “njeriu që e bëri të freskët modën amerikane”, Lauren aktualisht ka një vlerë neto prej 5.8 miliardë dollarë dhe ka mbaruar vetëm dy vjet nga universiteti.
Mark Zuckerberg themeluesi i Facebook
Mark Zuckerberg u largua nga Harvard për tu përqendruar në Facebook.
Zuckerberg themeloi rrjetin social për të ndihmuar studentët e tjerë të mësojnë emrat e njerëzve në klasat e tyre.
Sipërmarrësi 35 vjeçar ka një vlerë neto aktuale prej 66 miliardë dollarë.
Themeluesi i CNN, Ted Turner
Ted Turner u largua nga Universiteti Brown para se të diplomohej por jo prej dëshirës, ai u përjashtua nga universiteti për lejimin e të dashurës në dhomën e tij të fjetjes.
Me gjithë fundin mjaft të errët të kohës së Turner-it si student atje, universiteti i dha atij gradë nderi vite më vonë.
Aktualisht 80 vjeçari ka një vlerë neto prej 2.2 miliardë dollarë.
Michael Dell, themeluesi i ‘Dell’
Michael Dell u largua nga Universiteti i Teksasit në Austin për të shitur kompjuterë.
Ai bëri 180,000 dollarë në muajin e tij të parë të biznesit verën pas vitit të tij të parë dhe kurrë nuk u kthye në shkollë.
54 vjeçari ka një vlerë neto aktuale prej 30,6 miliardë dollarë.
Bill Gates, themelues i Microsoft
Bill Gates u largua nga Harvard pas dy vjetësh për të themeluar Microsoft.
Në vitin 2010, The Harvard Crimson e quajti Gates-in “braktisjen më të suksesshme të Harvardit”.
63 vjeçari vlen sot 102 miliardë dollarë. Scan