Kivi përmirëson gjendjen shpirtërore dhe eliminon stresin

Shkencë & jetë

Kivi është një frut ideal për kohët moderne. Falë pasurisë së vitaminës C, mund të shmangë nervozizmin dhe ankthin, duke lehtësuar stresin. Kjo na ndihmon të ndjehemi më të qetë: mjekët rekomandojnë të hani kivi përpara një interviste pune ose një takimi të rëndësishëm.

 

Duke qenë një frut plot fibra të tretshëm, kivi promovon tretjen dhe përmirëson tranzitin e zorrëve, duke parandaluar kapsllëkun. Për të rritur përfitimet e tij, mund të hahet së bashku me kos, kefir ose drithëra.

Kivi është i pasur me ujë dhe ndihmon për të larguar lëngjet e tepërta dhe të ndjeheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore. Ky frut gjithashtu ndihmon në promovimin e sintezës së proteinave dhe parandalimin e gastritit dhe gazit të zorrëve.

Acidet yndyrore të vitaminës E dhe omega 3 dhe 6 hollojnë gjakun, duke përmirësuar shëndetin e arterieve dhe parandalojnë mpiksjen dhe akumulimin e pllakave tek vetë arteriet. Fibrat që gjenden tek kivi ulin nivelin e kolesterolit.

Vitamina C dhe acidi folik i kivit ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke stimuluar rritjen e prodhimit të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut, si dhe antitrupave. Së fundi vitamina C e kivit favorizon thithjen e kalciumit që përftohet përmes ushqimeve të tjera, dhe është një ushqim i rekomanduar për ata që vuajnë nga anemia. /Burimi: Revista Psikologjia/

Share: