Qoka e Rudina Hajdarit në mbrojtje të ministres Gjonaj: “Njerëzit që i kurdisin gjëra kaq banale, nuk kanë…”

Aktualitet Politikë

Deputetja e Grupit të Demokratëve, Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media për faturat e shpenzimeve të udhëtimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

rjajaj

Kjo e fundit, përmes një postimi në “Twitter”, thotë se nuk është normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj.

“Ndonëse GjonajEtilda është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkruan Hajdari.

rudinaa

 

 

Vetë ministrja e Drejtësisë, Gjonaj ka reaguar pas publikimit të lajmit mbi shpenzimet e saj në udhëtimet jashtë vendit, ku ndër të tjera dukej edhe pagesa 700 euro per nje nate.

Në reagimin e saj, ministrja sqaronte se fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë, por për dy net fjetje dhe se përmban shpenzimet e të gjithë delegacionit.

Ajo shtoi më tej se është e hapur ndaj çdo ankese të publikut dhe e vendosur për t’iu shërbyer qytetarëve.

Share: