Basha mbledh krerët e degëve, përgatitje për protesta në rrethe

Aktualitet Kryesore Politikë

Sot pasdite lideri i opozitës Lulzim Basha do të mbledhë kryetarët e degëve për të detajuar aksionin opozitar.

Pas dorëzimit të mandateve, aksioni kryesor i opozitës do të jetë protesta dhe mbledhja e sotme do të përcaktojë kalendarin e këtyre tubimeve qe do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.

Ashtu siç u vendos mbrëmë në mbledhjen e kryesisë, kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë “Rama”, por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.

Të gjitha strukturat do të fokusohen edhe tek shpjegimi i programit të PD pasi sipas liderit të opozitës Lulzim Basha, zgjedhjet janë afër.

Share: