Basha: Në shtator opozita shpalos platformë masash për Shqipërinë si Evropa

Aktualitet Kryesore Politikë

Nga selia blu, pas takimit me ambasadorin gjerman, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmeroi se ne javet ne vijim, pra me nisjen e shtatorit, do te shpaloset platforma si nje plan kombetar permes te cilit sipas tij do i jepet fund krizes politike ne vend.

 

“Do shpalosim platformë masash për Shqipërinë si Evropë, si ofertë e plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuara duke mbyllur përsëri derën e Evropës për Shqipërinë, duke e futur ekonominë në krizë më të thellë, por për ti dhënë fund krizës politike, për të nxjerrë kriminelët nga institucionet, bashkitë, qeveria, parlamenti dhe për ti cuar para drejtësisë.

Disa masa, një pjesë e kam bërë publike edhe në bashkëbisedimet e fundit dhe do ti nënshtrohet një debati të gjerë kombëtar me të gjithë faktorët e interesuar politike, shoqëror ekonomik, përfshirë intelektualët, mediat dhe botën ekonomike”, tha lideri i demokratëve.

Share: