“Të dyja palët nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën”, Meta: Ja cila është zgjidhja e krizës kushtetuese

Aktualitet Kryesore Politikë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka theksuar se zgjidhja e krizës politike në vend është vullneti për dialog.

I ftuar në emisionin “Përballë”, Meta tha se ai nuk ka asnjë instrument kushtetues për t’ju imponuar zgjidhjen palëve, ndërsa shton se zgjidhja, sipas tij, është “zbatimi i rregullave demokratike, zbatimi i reformës në drejtësi me transparencë dhe sipas ndryshimeve konsensuale kushtetuese dhe përmes zgjedhjeve gjithëpërfshirëse”.

 

Nuk kam asnjë instrument kushtetues për t’ju imponuar zgjidhjen palëve. Palët janë pak a shumë të testuara. Një palë thotë do ta çojmë opozitën për skrap. Pala tjetër thotë që ne nuk ulemi të flasim me kryeministrin.

Kështu që duhet të tregojnë vullnet dhe është e rëndësishme të dialogojnë. Unë kryetarin e opozitës e kam takuar me kërkesën time për të sqaruar një çështje që ishte raportuar nga media. Qëndrimi im është ai që mbetet. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta prej kohësh.

Të dyja palët nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën dhe duhet të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk ekziston asnjë arsye politike, ideologjike, familjare apo personale që ndikon në vendimet dhe në sjelljen time si President i Republikës. Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë interes as për zgjedhjet e 30 qeshorit dhe as për ato të vitit 2021. Për mua rëndësi ka stabiliteti i vendit dhe intersi publik. Zgjidhja është zbatimi i rregullave demokratike, zbatimi i reformës në drejtësi me transparencë dhe sipas ndryshimeve konsensuale kushtetuese dhe përmes zgjedhjeve gjithëpërfshirëse”, tha Meta.

Share: