Fatos Lubonja i ka konsideruar si “palaço” dy ndër emrat më të njohur të Shqipërisë në Europë, tenorin Saimir Pirgu dhe drejtorin e klubit të Lacios, Igli Tare.
Teksa këta të fundit kanë apeluar për paqe mes palëve në Shqipëri duke kërkuar uljen e gjakrave, Lubonja thotë se ata nuk meritojnë asgjë më shumë.
Në intervistën për News 24, veç të tjerash Lubonja ka thënë se Saimir Pirgu dhe Igli Tare janë fyerje për çdo shqiptar.
Ndërkohë le të kujtojmë se Pirgu është i duartrokitur dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botes.
Tenori shqiptar konsiderohet si një nga artistët që ka patur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare.