Dinjiteti është pasqyrim i vet – respektit. Nëse ne nuk brengosemi për ta respektuar veten, ne nuk mund të presim respekt nga dikush tjetër. Siç e shihni, ne mund ta marrim vetëm atë që e kemi dhënë. Dhe kur ne japim respekt, kur ne mendojmë mirë për veten tonë, atëherë ne do ta provojmë kthimin e atij qëndrimi dhe atij ngazëllimi.
Shumica e problemeve të cilat ne i hasim në jetë, vijnë për arsye se ne nuk mendojmë mirë për veten tonë. Dhe duke mos menduar mirë për veten tonë, ne e vendosim një rregull të gjykimit në secili veprim, përmes të cilit ne provojmë të sigurojmë çdo gjë të nevojshme e cila na garanton se ne kemi pasur të drejtë shumicën e kohës.
Ekziston një pjesë e jona e cila është e tërë, komplete dhe perfekte. Këtë pjesë tonën ne e quajmë Inteligjenca e pafundme hyjnore ose Zoti. Të gjitha këto pasqyrimet e tjera s’janë asgjë tjetër veçse mjete, përmes të cilave inteligjenca perfekte e paraqet veten.
Nëse nuk mendoni mirë për veten, atëherë mjeti i juaj, mjeti i juaj psiqik dhe fizik ç’rregullohet dhe inteligjenca hyjnore e pakufishme nuk mund ta pasqyrojë veten plotësisht.
Është detyra e secilit të mendojë mirë për veten. Nëse nuk mendoni mirë për veten, ju nuk e inkurajoni veten. Nëse nuk e inkurajoni veten, gjërat nuk ndryshojnë; ato nuk përmirësohen. Ato, natyrisht, bëhen më keq.
Pra, siç mund ta shihni, asnjë Zot, asgjë e jashtme, nuk mund ta sjell ndryshimin. Ndryshimi qëndron në mbajtjen e ligjit të natyrës. Ne mund ta ndryshojmë imazhin të cilin e kemi për veten tonë. Ne mundemi, edhe njëherë, ta pasqyrojmë zotësin shpirtërore hyjnore të dinjitetit, të mendojmë mirë për veten.
Kur njeriu e provon atë që njihet si nderim, kur ai ndihet i nderuar, ai së pari ka një shkallë të respektit. Respekt për veten. Askush nuk mund ta provojë dinjitetin pa nderim, sepse ato në mënyrë të pandashme janë të lidhura me respektin. Kur ju keni respekt, atëherë mund ta provoni nderimin. Dhe kur keni respekt, ju mund ta ndërtoni edhe dinjitetin.