Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe problemet e ndryshme shëndetësore që mund të kemi, këshilla më e mirë dhe që nuk mungon asnjëherë është ajo e ushtrimeve dhe vrapit.
Vrapimi të bën më të lumtur
Padyshim sesa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë të ndihemi më mirë.
Një studim i vitit 2006 i publikuar në Medicine & Science in Sports & Execise, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.
Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës
Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.
Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat tjerë
Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio, kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve, dhe jo vetëm.