Tragjedi në plazhin italian, ku mbeti e pajetë një vajzë e re shqiptare dhe shpëtoi për mrekulli e bija e mitur.
Nëna e re mbytet, vajza e saj e vogël dërgohët në spital në Metaponto. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjes kësaj të shtune, 17 gusht, pranë Lido Nettuno të Metaponto (Matera), një nga vendpushimet bregdetare në Basilicata. Një grua e re me origjinë shqiptare 26 vjeçare, e cila kishte shkuar në Basilicata për pushime, u mbyt ndërsa po lahej me vajzën e saj gjashtë vjeçare.
Përpjekjet për ndihmë, kryesisht rojet e shpëtimit që e vunë re se dy vajzat ishin në vështirësi, edhe pse në kohë, ishin të kota.
S’kishte çfarë të bënte as urgjenca e cila mbërriti e telefonuar nga dëshmitarët.
Dinamika e ngjarjës nuk është e qartë, por do të kryhet një autopsi në trupin e gruas për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Emri i saj nuk është bërë i ditur./Përktheu: PANORAMA