Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot me një status në “Twitter” pas vdekjes se dy punetoreve nje dite me pare pasi rane nga skela e nje pallati qe po rikonstruktonte fasaden e jashtme.
Basha shkruan se “Edi Rama është artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët”.Për Bashën, punëtorët ishin viktima të makutërisë mafioze të Ramës.
“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”.