Kush është 20-vjeçari nga Mati që u vra në Gjermani? Tronditet rrjeti me mesazhet e dhimbjes

Kronikë

Keidi Pasha është i riu vetëm 19-vjeç,me origjinë nga Mati, i cili humbi jetën pasi u ekzekutua ditën e mërkurë, 14 gusht, në Volfsburg të Gjermanisë.

 

Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Sipas mediave gjermane, ka qenë një person i cili nga një automjet në lëvizje, qëlloi gjashtë herë në drejtim të të riut i cili humbi jetën në vend.

14102619_1748275368755824_7351177032083226732_n

“Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes.

Miqtë e Keidit kanë shprehur gjithashtu dhimbjen në postimet në rrjetet sociale ku kanë publikuar edhe foton e tij.

keidi3keidi2keidi1

Share: