Regjisori Gjergj Xhuvani, ja filmi që po xhironte në Itali, ku dha dhe frymën fundit

Kulturë

Ngjarjet e filmit për një adoleshent inteligjent që merr rrugën e gabuar. Xhuvani ishte regjisori i filmit “Liqeni im” që po xhirohej këto ditë në Itali me mbështetjen e Eurimages si bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, si dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës së Kosovës.

 

 

 

Në fund të vitit që shkoi, ai nisi punen për filmin më të ri të tij. Ishin xhirimet e para dhe këto foto që rrëfenin regjisorin dhe protagonistët e filmit në sheshxhirim, zbuluan projektin më të ri të Xhuvanit.

Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri në fund të vitit të kaluar, Gjergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në këtë vapë gushti s’e ndali punën.  Regjisori i njohur ndërroi jetë në sheshxhirim në moshen 56-vjeçare, nga nje sulm ne zemer! Nderroi jetë pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin Italian.

Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit filmi kishte marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe kishte nisur xhirimet në dhjtorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka ruajtur ruan në arkivën e saj disa foto me momentet e xhirimeve të para të filmit “Liqeni im”, ku regjisori është i përkushtuar në komunikimin me aktoërt dhe grupet e xhirimit, pjesa më e madhe e të cilëve janë nxënës të shkollave të mesme. Regjisori që vuajti vitet e fundit me problemet e të birit, i cili u fut në një rrugë pa krye dhe përfudnoi në burg për vrasje, me sa duket e ndjeu si mision që filmin t’ua kushtonte adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me mooralin që t’I kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.
“Liqeni im” rrëfen historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.
Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. istoria përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

Fotot e xhirimeve ne Romë i ka postuar regjisori Ilir Butka, i cili thote i shoqeron me kete shenim: “Nje humbje e rende ne boten e filmit shqiptar. Eshte ndare nga jeta sot ne mengjes nga nje goditje ne zemer regjisori Gjergj Xhuvani.

Projekti i filmit “Liqeni im” ishte nje bashkeprodhim i mirfillte midis Ballkanit, Shqiperise, Kosoves, Kroacise dhe Italise. Projekti u mbeshtet edhe nga Eurimages ku fitoi piket maksimale.”

 

/shqiptarja.com

Share: