Lindi në Romë më 24 nëntor 1907 nga prindër siçilianë. Familja e të atit ishte me origjinë arbëreshe nga Ora e Shqiptarëve dhe Mexojuzoja. Pas diplomimit në drejtësi hyn në Iri, i dislokuar pranë selisë së Londrës. Detyra e parë me rëndësi është në Bankën e Italisë (marrja në punë më 12 tetor të 1932-shit) me cilësinë e “nëpunësit të shërbimit të operacioneve financiare dhe shkëmbimeve me jashtë”. Ka mbështetjen e Guido Jungut, mik i familjes dhe ministër teknik i financave që e fut në delegacionin italian në konferencën ekonomike të Londrës. Vetë Jungu do t’ia prezantojë vjehrrit të ardhshëm Alberto Beneduçes, krijues i Iri-t.
Nga martesa me Idea Socialistan lindin tre fëmijë (Beniamino, Auretta Noemi dhe Silvia Luçia) të gjithë të angazhuar në fusha të ndryshme nga financa. Në vitin 1937 dërgohet në Abisini me delegimin për “lëshimin e autorizimeve për transferimin jashtë shtetit të valutave dhe lirave”. Pas gjithë këtij formaliteti është nevoja për regjimin fashist për të këputur një trafik klandestin të valutave të administruar nga funksionarë të korruptuar dhe nga një mikeshë e gjeneralit Rodolfo Graciani. Cuccia u bën ballë kërcënimeve dhe pritet e falënderohet personalisht nga Duçja. Vitet që pasojnë janë ata të Comit-it, që nuk është vetëm banka më e njohur jashtë shtetit, por edhe një pikë referimi për opozitën. Punon në zyrën e studimeve të Comit-it, të drejtuar nga Ugo La Malfa. Antifashist, bëhet beniamin i presidentit të Comit-it Raffaele Mattioli. Marrëdhëniet mes grupit antifashist milanez të Mattiolit dhe antifashistëve italianë që ishin strehuar jashtë shtetit i besohen atij, që përdor në udhëtimet e tij mbulesën e misioneve të biznesit. Në vitin 1942, me një regjim ende të fortë, Cuccia kujdeset edhe për kontaktet e La Malfës dhe Tinos dhe të Partisë së Aksionit me ambasadorin amerikan në Lisbonë dhe njeh në punën klandesitne Andre Meyerin bankier i Lazard-it, aktiv në sheshet e mëdha të Parisit dhe Nju Jorkut dhe emisar i rezistencës franceze. Kontakte dhe besueshmëri shumë të rëndësishme për periudhën menjëherë pas Luftës kur Cuccia merr një rol centraliteti në rritje.
Cuccia ndjek mandej të gjithë historinë e Institutit Mediobanca të rrugës Filodrammatici, që nga shtatori i vitit 1944 kur administratori i deleguar i Comit-it Mattioli, propozon “një ent të specializuar për të ashtuquajturat financime me afat të mesëm” te i cili do të duhej të merrnin pjesë bankat me interes kombëtar. Eshtë një mënyrë për të kapërcyer detyrimet e ligjit bankar të ’36-ës dhe në të njëjtën kohë një instrument për t’u dhënë një hov të ri ndërmarrjeve dhe për të favorizuar rindërtimin e vendit. Eshtë 10 prilli i ’46-ës kur krijohet shoqëria e re ku Comit-i dhe Credit-i mbajnë 35% dhe Banco di Roma 30%.
Drejtor i përgjithshëm emërohet Enrico Cuccia, ndërkaq shumë mik i Mattiolit dhe i gjithë enturazhit të partisë së Aksionit (Ugo La Malfa dhe Adolfo Tino). Shumë biznese të mëdha të ndërmarrjeve italiane, direkt apo indirekt, kanë kaluar nga pallati i shtatëqindës i Visconti- Ajmi-ve ngaherë seli e Mediobanca-s. Instituti nuk është vetëm dhomë kompensimi e marrëdhënieve mes aksionerëve dhe ndërmarrjeve. Eshtë e tillë edhe në marrëdhëniet politike, mes subjekteve publike dhe private, garant i kalimeve delikate në kapitalin e ndërmarrjeve. Por në historinë e bankierit të rezervuar dhe dashamirës të artit ka edhe përplasje të dhunshme: është gjurma e tij në ngjitjen e Eni-t të Eugenio Cefisit ndaj Montedisonit të dobët të Giorgio Valerios që u çua në afat në treg brenda disa muajsh (shkurt-shtator ’68). Operacion financiar i suksesshëm i pasuar nga mosusksese industriale. Përplasja, më vonë, është me Michele Sindonan që, në fillim të viteve ’70, përpiqet të çajë në Foro Buonaparte rruga Bastogi ngjitje dhe objekt opaje.
Mediobanca kundërvihet dhe për financimin e pakteve, i mbrojtur nga një pjesë e botës politike, është fillimi i rrënimit. Falimenton banka private italiane, vritet avokati Giorgio Ambrosoli që ishte përpjekur të sqaronte kutitë kineze të galaksisë Sindoniana, Cuccias i digjet dera e shtëpisë. Në vitet ’80, kur Cuccia lë detyrën e administratorit të deleguar për shkak të moshës, bëhet më e ndërlikuar marrëdhënia me botën politike dhe me qeverinë, me socialistët por edhe me një pjesë të dc-së. Nuk mungojnë kundërshti edhe me Romano Prodin, president i Iri-t, apo me ish presidentin e Generali-t, Cesare Merzagora. Evolucioni i tregjeve financiare dhe ëndrra për public company e shtyjnë Mario Schimbernin, i kërkuar në një çast të parë nga Cuccia për të risistemuar kiminë, në operacione “të forta” për kapitalizmin italian dhe në ngjitjet Bi-Invest Fondiaria.
Cuccias i takon gjithnjë e më shumë roli i mbrojtjes së ekzistueses. Llogaritë e Raul Gardinit, tjetër rrahës i lirë i dobësuar nga futja progresive në borxhe, do të rregullohen më vonë me shpërthimin e Enimont-it. Kur për të zvogëluar futjen në borxhe qeveria do të hedhë në treg kuotat e kontrollit të Comit-it dhe Credit-it Mediobancas do t’i takojë “të luajë në mbrojtje” duke u përpjekur të drejtojë asete të reja shoqërie të tillë për të mos vënë në diskutim asetet e veta të kontrollit. Përpjekja do të shpërblehet pjesërisht. Varësia nga Mediobanca është dobësuar edhe në shtëpinë Fiat, Pirelli, Marzotto dhe në Olivetti-n pre-Telecom.
Megjithëse duke luajtur në mbrojtje Cuccia dhe administratori i deleguar Vincenzo Maranghi kontribuojnë për të përfunduar ofertën publike mbi Telecom-in dhe ofertën e Generali-t mbi Ina-n. Pasi ka zgjedhur në fakt presidentin e Res-it, Cesare Romiti, si pasardhësin e tij, Cuccia në ’99-ën fillon një betejë të ashpër për kontrollin e Comit-it: sfidë e humbur prej tij dhe e fituar përkundrazi nga Giovanni Bazoli i Bankës Intesa. Vdes në Milano më 25 qershor 2000, në moshën 92 vjeçare. Misioni “antifashist” Në nëntor të vitit 1942, kur themeluesit e Partisë së Aksionit (ndër të tjerët Ugo La Malfa, drejtor i zyrës së studimeve të Bankës Komerciale, Ferruccio Parri dhe avokatët Adolfo dhe Sinibaldo Tino) vendosën t’i dërgojnë një mesazh kontit Carlo Sforza, me kohë ministër i jashtëm deri në vitin 1921, i mërguar në Shtetet e Bashkuara, për ta vënë në dijeni për gatishmërinë për të mbështetur kandidaturën e tij në krye të qeverisë italiane të pasluftës, vendosën t’ia besojnë letrën Cuccias, atëherë funksionar i Bankës Komerciale përgjegjës për seksionin e jashtëm, detyrë që i lejonte të dispononte një pasaportë me të cilën do të kishte shkuar në një vend neutral si Portugalia për t’u vënë në kontakt me autoritetet e Shteteve të Bashkuara.
Për ta bërë më të besueshëm udhëtimin e Cuccias, Raffaele Mattioli, president i Bankës Komerciale, i kishte besuar një mision financiar mbulimi, për të cilin mbërritja në Lisbonë bëhej e nevojshme për arsye teknike. Për kontaktet me amerikanët, Cuccia kishte marrë pseudonimin e John Fowler (i përkthyeshëm Giovanni gjuetari). Me një vonesë të shkurtër nga data e parashikuar, më 26 nëntor ’42 takoi për herë të parë George Kennanin, i ngarkuar i ambasadës së SHBA-së të Lisbonës. Cuccia u kthye në Milano në fund të dhjetorit ’42 duke dorëzuar mesazhin e Sfrocës, që përmbante ndër të tjera një ftesë për të përjashtuar komunistët nga një qeveri e mundshme, ndaj krerëve të Aksionit. Ja çfarë shkruante gazeta “La Repubblica” kur Cuccia ndërroi jetë : Lamtumirë plakut të madh të financës italiane. Enrico Cuccia ka qenë protagonisti i madh i financës dhe ekonomisë italiane, njeriu i pakteve dhe i marrëveshjeve të brendshme në “sallonin e mirë” të familjeve më të mëdha të kapitalizmit tonë. Personazh i njohur edhe për maturinë e tij të plotë, për refuzimin e tij për të folur përpara mikrofonave apo në publik: një farë misteri i gjallë, që deri në fund nuk e la detyrën e tij në Institutin e rrugës Filodrammatici, dhe dëshirën e tij për të endur kurthe duke goditur me ngjitje dhe shkëmbime aksionere. Rinia.
Me origjinë nga arbëreshët e Siçilisë, Cuccia lind në Romë më 24 nëntor 1907. Pas studimeve në drejtësi hyn në Iri, i vendosur pranë selisë së Londrës, mandej punon për bankën e Italisë. Njeh dhe martohet në 1939-ën me Idea Nuova Socialista Beneduce (vdekur më 1996), njëra nga tri vajzat e krijuesit të Iri-t, Alberto Beneduce (motrat quheshin Vittoria Proletaria dhe Italia Libera, homazh i qartë ndaj ideve socialiste të babait). Nga martesa lindën tre fëmijë, Beniamino, Auretta Noemi, Silvia Lucia, për të cilën dihet shumë pak. Beniamino ka qenë drejtues në disa ndërmarrje kimike, dhe i ka dhënë të atit të vetmen mbesë. Lind Mediobanca. Cuccia punon edhe në zyrën e studimeve të Comit-it, të drejtuar nga Ugo la Malfa. Pasi mbaroi lufta, Comit-i i drejtuar nga Raffaele Mattioli, promovon themelimin e Mediobankës, më 10 prill me Cuccian drejtor.
Qysh atëherë, në më shumë se 50 vjet histori, e para dhe për një kohë të gjatë e vetmja bankë biznesi italiane është në qendër të operacioneve më të rëndësishme industriale dhe financiare të vendit tonë. Paktet e sindikatës. Në veprimtarinë e saj Mediobanca ia kushton vëmendjen e vet një grushti shoqërish që u përkasin atyre sektorëve industrialë që kanë bërë zhvillimin ekonomik të Italisë nga fillimi i ‘900-ës e tutje: makina (Fiat), kimia (Montecatini), energjia elektrike (Edison), goma (Pirelli), metalurgjia (Orlando). Insituti bëhet një pikë e pazëvendësueshme referimi duke grumbulluar në kohë paketa të rëndësishme aksionere, ndër të cilat spikasin për nga rëndësia ato në Generali, Fondiaria, Pirelli, Montedison, Burgo, Gemina. Janë të gjithë grupe në pronë të pak familjeve të mëdha; një rrethanë që ndezi një debat të pafund mes prozhmuesve dhe mbështetësve të veprimatrisë të endësit të madh.
Të parët e akuzojnë Cuccian se ka parë gjithnjë interesat e disa ndërmarrjeve, se e ka lënë pas dore rritjen e sipërmarrësve të rinj, se është kundër një tregu modern financiar duke parapëlqyer instrumenta kontrolli si paktet e sindikatës. Çështja Montendison. Ndër operacionet e tij më të rëndësishme, ajo e lidhur me Montedisonin. Qe pikërisht ai në fakt që orkestroi shkrirjen në 1966 mes Montecatini-t, ndërmarrje kimike në vështirësi financiare, dhe Edison-it, e pasur me të ardhura që rridhnin nga nacionalizimi i energjisë elektrike. Një martesë e vështirë, siç dëshmon historia e shoqërisë, një kënetë në të cilën Cuccia qëndroi i ngulur aq sa të pohonte: “Montedisoni është Vietnami im”. Me krijesën e vet Cuccia u mor shumë herë në vitet në vijim, në fillim duke favorizuar hyrjen e aksionariatit të Eni-t, mandej duke vendosur për të riprivatizuar në fillim të viteve ’80. Përplaset me presidentin e atëhershëm Schimberni që shlyen Bi Invest-in e grupit Bonomi, dhe vitin që vijon Fondiarian; nuk arrin të kundërshtojë as sulmin e befasishëm të Raul Gardinit, që në ‘86-’87 merr kontrollin e Montedisonit. Do të jetë mandej vetë Gardini që do t’i besojë riorganizimin. Perëndimi i kolosit.
Kur Ferfin-Montedison përfshihet nga një mal prej 30 mijë miliardë borxhesh në vitin 1993, Mediobanca merr në dorë frerët e saj dhe e bind të gjithë sistemin bankar të heqë dorë nga një pjesë e kredive dhe të marrë pjesë në rritjet e kapitalit, duke e mbajtur kësisoj në jetë dhe duke shmangur shitjen nën çmim të ndërmarrjeve industrialisht të shëndetshme. Ferfin-i bëhet mandej Compart, dhe Mediobanca qysh atëherë kontrollon shumicën relative. Libia dhe Fiati. Cuccia qe autor i një biznesi tjetër të madh dhe ai është hyrja në vitet ’70 i financiares Lafico, i qeverisë libiane të Gedafit, në Fiat. Do të arrijë edhe të administrojë daljen e tyre, në vitin 1986, duke i vendosur aksionet me çmime të pamundura. Një simpati tjetër e Cuccias qenë sigurimet, Fondiaria dhe Generali në veçanti, të cilave disa herë përpiqet t’u mbajë pavarësinë. Dhe është kureshtare të shohësh se si për të dyja në fund të një rruge të gjatë ankorimi i natyrshëm qe në prehrin e vetë Mediobancas, që kontrollon Fondiarian nëpërmjet Compart-it dhe është aksioneri i parë i Generali-t. Misteret e Sindonës.
Historia e Cuccias paraqet edhe episode të errëta: më e rëndësishmja është çështja Sindona, financier ambicioz që e kërcënon disa herë duke u përpjekur të sigurojë mbështetjen për të shmangur falimentimin. Në dijeni të rrezikut që i kanosej avokatit Giorgio Ambrosoli, kurator falimentar i shoqërive të Sindonës, i vrarë nga një killer në vitin 1979, Cuccia strehohet në heshtje dhe nuk i njofton gjykatësit. Vitet ’90. Në gjysmën e dytë të dhjetëvjeçarit fillon rënia e “vizionit të botës” cucciane. Qiriu annus horribilis është ’97, me “jo”-në e bujshme të Pietro Marzottos, ndër të tjera një aksioner Mediobanca, ndaj projektit të shkrirjes mes shoqërisë së tij dhe Hdp-së, ish Gemina. Dhe mandej dështimi i Generali-t në ngjitjen në Agf. Në fund prishja e pashoqe në historinë e rrugës Filodrammatici, me pushimin e sekretarit të përgjithshëm, Gerardo Bragiotti, për divergjenca të pandreqshme mbi vizionin strategjik.
Përgatiti Adrian Beshaj