“Ata që kanë lindur të pasur dhe që i kanë mjetet për ta përmbushur çdo dëshirë, nuk e dinë se çfarë është lumturia e vërtetë e jetës, njësoj sikur ata që kanë qenë të hedhur mbi ujërat e stuhishëm të oqeanit vetëm me ndonjë dërrasë të vetme, mund vetë ta kuptojnë bekimin e ujërave të qeta.”
“Nuk besoj se ka qenë e menduar që njeriu ta arrij kaq lehtë lumturinë. Lumturia është sikur ato kështjellat e përrallave, portat e të cilave ruhen nga dragonjtë: ne fillimisht duhet të luftojmë, në mënyrë që ta pushtojnë atë.”
“Shumë herë ne kalojmë përskaj lumturisë pa e parë atë, pa shikuar tek ajo, ose madje edhe e kemi parë dhe kemi shikuar në të, nuk e kemi njohur atë.”
“Është mënyrë e mendjeve të dobëta të shohin gjithçka përmes një reje të zezë. Shpirti e formon horizontin e vetë dhe si pasojë qielli i së ardhmes paraqitet i stuhishëm dhe jo premtues.”
“Ajo që e kam dashur më së shumti pas teje është vetja ime; është dinjiteti im dhe është ajo forca që më bënte superior nga burrave të tjerë. Forca ishte jeta ime. Ti e theve atë me një fjalë të vetme, prandaj unë duhet të vdesë.”