Humb betejën me sëmundjen, shuhet në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani.
Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 14 gusht, në një spital në Romë.
Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.
BIOGRAFIA
Gjergj Xhuvani, një regjisor, skenarist, producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë.
Në vitin 1986 u diplomua në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.
Regjisor
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri
Lindje, perëndim, lindje – (2008)
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardhë e zi – (1991)
Skenarist
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardh e zi – (1991)
Producent
Funeral Business – (1999)
Një ditë nga një jetë – (1994)
Aktor[redakto | përpunoni burim]
Edhe ne luftuam – (1981) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)