Një version i ndryshuar i koronavrusit që ka pushtuar Evropën dhe Perëndimin është më infektues se ai që “lindi” fillimisht në Kinë.
Një studim i realizuar së fundmi nga Instituti i Kërkimit Scripps në Florida ka dalë në përfundimin se “proteina-kunjë” që virusi përdor për t’u kapur pas qelizave të rrugëve të frymëmarrjes është adaptuar që nga Janari.
Dikur, proteina në fjalë shkëputej rregullisht ndërsa përpiqej të lidhej me receptorët e rrugëve respiratore të njerëzve, të cilat i përdorte për të fituar akses në trup, por tani kjo proteinë duket të jetë më “elastike” thonë studiuesit.
Kështu, mutacioni gjenetik që ka pësuar i ka krijuar mundësinë koronavirusit që ta ketë më kollaj të shtohet dhe të jetë më infektues.
Si rezultat, virusi duket të jetë afërsisht 10 herë më infektues nga sa ishte kur kaloi fillimisht tek njerëzit në Kinë, në fund të këtij viti, thonë shkencëtarët.
Versioni i ndryshuar i virusit, që mban kodin G614, ndryshe nga D614, është një ndryshim i vogël gjenetik për të cilin shkencëtarët ishin konfuzë kur e zbuluan fillimisht.
Më vonë, në maj, kërkuesit zbuluan se G614 është bërë gjurma dominante e Covid-19 e gjetur në pacientët rreth e qark Britanisë së Madhe, SHBA-ve, Kanadasë dhe Italisë.