Memoriali turk në Tiranë, Ngjela: Ka një marrëveshje sekrete, Kryeministri të përgjigjet

Aktualitet Kryesore Politikë Sociale

Ka reaguar avokati Spartak Ngjela pas vendosjes së një memoriali në Kodrat e Liqenit në Tiranë, për viktimat e mbetur nga grushti i shtetit i bërë në Turqi.

Në një postim në Facebook, avokati Ngjela kërkon një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për arsyen e vendosjes së këtij memoriali, ndërsa shton më tej se nëse nuk ka një përgjigje, atëherë pas kësaj fshihet një marrëveshje sekrete.

“Ku e gjen të drejtën Ambasada e Turqisë për të bërë një marshim antishqiptar në Tiranë se na paska shpëtuar Erdogani nga një grusht shteti?
Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi! Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin.

Kryeministri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshje sekrete, e cila është krim shtetëror.
Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e jashtme thotë “nuk di gjë”.
Po pse, çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt?

Me që qeveria shqiptare nuk pranon të përgjigjet, sepse siç duket, e di veten një këshill mbretëror me fuqi absolute, është i detyruar t’i përgjigjet opinionit publik kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: çfarë është ky memorial turk fyes për shqiptarët që vendoset në Tiranë?
Dhe të vendosë shkuljen e tij, sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Ngjela.

Share: