Hipokrizia e qeverisë me luftën kundër evazionit

Analizë Opinion

Nga Klodian Tomorri

Qeveria ka nisur nje reforme te re per te imponuar teknologjine me te fundit ne dokumentimin fiskal te aktivitetit te biznesit. E ashtuquajtura reforma e fiskalizimit, parashikon nxjerrjen jashte lojeve te kasave fiskale, qe ka sot biznesi dhe zevendesimin e tyre me disa programe inteligjente komnpjuterike, te cilat mund te instalohen ne kompjutera, tableta apo smart phona.

Parimisht cdo inovacion dhe avancim teknologjik eshte pozitiv pasi ul koston, rrit eficencen dhe shton produktivitetin. Ne kete rast, implementimi i teknologjise se re, sips qeverise, rrit eficencen e administrates tatimore, e ben me te lehte per biznesin qe te regjistroje aktivitetin e tij financiar, ul korrupsionin dhe mbi te gjitha mbyll shtigjet per evazion duke i dhene fund informalitetit ne ekonomi.

E gjithe narrativa e qeverise sot eshte se ne kemi evazion sepse nuk kemi mundesi teknologjike per te kontrolluar biznesin. Sistemi aktual i kasave nuk e mundeson kryqezimin e informacionit ne kohe reale dhe aq me teper identifikimin e sakte te bizneseve me risk evazioni.

Por a eshte kjo e gjithe historia e evazionit ne Shqiperi? A eshte mungesa e teknologjise ajo qe e ka penguar qeverine te luftoje informalitetin? Fatkeqesisht jo.

Skemat me te medha te evazionit ne Shqiperi nuk kane qene operacione sekrete, te pamundura per t’u diktuar nga autoritetet. Perkundrazi ato jane kryer hapur, ne driten e diellit.

Dy vjet me pare ARMO, perbindeshi publik i shnderruar ne nje arme e evazionit ne mase, zhduku te pakten 60 milione euro taksa permes nje skeme kriminale. Ky ishte nje operacion evazioni i ndodhur para syve te te gjitheve, per te cilin kishin dijeni jo vetem autoritetet tatimore, por edhe publiku i gjere.

Nje vit me pare, hetimi tatimor, zbuloi nje tjeter skeme te madhe evazioni, te pakten 18 milione euro permes faturave fiktive te TVSH. Ne skeme jane perfshire bizneset me te medha ndertuese te vendit, shkurt oligarket me te medhenj. Por asnjeri prej tyre nuk u cenua.

Jo vetem qe nuk u ndoqen penalisht, jo vetem qe te gjithe bizneset e medha te perfshira nuk paguan detyrimin te cilin kishin fshehur, por Tatimet nuk guxuan as te bejne publike emrat e tyre. Emrat jane sekret dhe ne vend te mamutheve te evazionit, sot per kete krim ne burgjet shqiptare vuajne denimin disa kamariere dhe punonjes lavazhosh. Nderkohe hajdutet e vertete te 18 milione eurove tvsh permes evazionit, vazhdojne te bejne biznes rehat me qeverine, drekojne me zyrtare te larte te shtetit, ndajne pune publike e madje ne disa raste i sheh ne krah te kryeministrit ne aktivitetet publike shtet formuese.

Kjo eshte historia e evazionit. Ai ndodh jo sepse qeveria dhe Tatimet e kane te pamundur ta diktojne, por sepse ata qe e bejne jane partneret me te ngushte te qeverise ne biznes. Keta qe jane kudo. Ne koncesione, ne tendera publike, ne skemat me te medha te evazionit. Emrat i di kryeministri.

Share: