Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale E.L., 37 vjeç, nën akuzën e kanosjes kundrejt përfitimit të një shume monetare.
Mësohet se i ndaluari, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”, ka kërcënuar me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 euros.
Sipas Policisë, 37-vjeçari është person që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Korçë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.