Bllokohet aeroporti në Turqi, anulohen dhjetëra fluturime nga moti i keq

Aktualitet Kronikë

Kompania ajrore “Turkish Airlines”, anuloi 66 fluturime ndërkombëtare dhe të brendshme nga aeroporti ‘Ataturk’ në Stamboll më 23-24 shkurt për shkak të kushteve të motit, njoftojnë sot mediat lokale, duke cituar zyrën për shtyp të kompanisë.

Gjithashtu për shkak të procesit të shkrirjes së akullit në aeroport, disa fluturime u shtynë.

Pas paralajmërimeve për kushtet e ashpra të motit nga Shërbimi Meteorologjik i Shtetit turk, automjetet për heqjen e borës hodhën kripë në rrugët e Stambollit.

Ndërkohë, shumë provinca në Turqinë veriperëndimore u mbuluan gjithashtu me borë gjatë fundjavës.

Rrugët në rreth 27 fshatra në provincën Kërrklareli u bllokuan për shkak të borës së madhe.

Share: