Si u shua nga xhelozia familja në Kroaci, detaje nga tragjedia e mbrëmshme

Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat kroate lidhur me masakrën e ndodhur një natë më parë në Zagreb të Kroacisë.

Duke e cilësuar këtë si krimin më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë, mediet raportojnë se autori 36-vjeçar, Igor Nadj, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Maja Tojagic, me të cilën kishte një fëmijë, si dhe djalin e saj 10-vjeçar që kishte nga lidhja e mëparshme, prindërit e saj, Dragomir Tojagic dhe Filjka Tojagic, motrën e saj Josipi Tojagic, si dhe Davor Pauak, që ishte i dashuri i Josip.

Më pas, ai ka qëlluar edhe veten e tij, duke lënë jetim fëmijën e vetëm dy muajsh që kishte me Maja Tjagic.

Sipas medieve, 36-vjeçari ka hapur zjarr ndaj banesës, ku ndodheshin familjarët, duke i ekzekutuar me breshëri plumbash. Mediet kanë publikuar foto dhe video nga vendi i krimit.

Share: