Një grua shqiptare, e cila banonte në Rimini të Italisë ka tentuar të vras veten duke u djegur sot rreth orës 10:00, në ambientet e gjykatës.
58-vjeçarja është shpëtuar nga një avokat që në ato momente gjendej në një seancë gjyqësore .
Avokati ka treguar për mediat italiane se, gruaja bërtiste mes flakëve se vetëm vdekja mund t’i sillte drejtësi.
Më pas, gruaja shqiptare ka treguar se kishte arrituur në këtë pikë sepse vajza e saj detyrohej të prostituonte.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulanca dhe policia, ndërkohë gruaja jashtë rrezikut për jetën.