Thënie nga Miguel de Servantes dhe Honore de Balzac!

Kritikë Letrare Kryesore Kulturë Libri Reportazh / Profil

Nga Miguel de Cervantesit

“Të jesh i përgatitur është gjysma e fitores!”

“Ata që luajnë me macen, duhet të presin që edhe të gërvishten!”

“Njohja e vetvetes të ruan nga krenaria e kotë!”

“Dembelizmi nuk ka ndihmuar askënd për të plotësuar një dëshirë të mirë!”

“E vërteta do të ngrihet mbi gënjeshtrat, ashtu si vaji ngrihet mbi ujë!”

“Duke lexuar shumë, dhe duke fjetur shumë pak, truri i tij erdhi e u tha dhe ai e humbi gjykimin!”

“Është një gjë ta vlerësosh disiplinën, dhe krejt tjetër gjë t’i nënshtrohesh asaj!”

“Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë të parët, janë brenda nesh!”

“Pi me karar, sepse i dehur as nuk mban dot një sekret, as nuk mban dot një premtim!”

“Nuk ka marrëzi më të madhe në botë, sesa një burrë që të dëshpërohet!”

“Veprimet e mira na fisnikërojnë, dhe ne jemi bij të veprave tona!”

“Për të arritur të pamundurën, duhet që të përpiqesh me absurden!”

“Kurrë mos u lut për një gjë që ke fuqinë ta fitosh!”

“Ai që humbet pasurinë, humbet shumë; ai që humbet një mik, humbet më shumë; por ai që humbet kurajën, ka humbur gjithçka!”

“Frika ka shumë sy dhe mund të shoh gjërat edhe nën tokë!”

“Më thuaj me kë rri dhe do të të them se cili je!”

“Kjo është natyra e grave, të mos na duan kur ne i duam, dhe të na duan kur ne nuk i duam!”

“Ka vetëm dy familje në botë, thoshte gjyshja ime, të Kamurit dhe të Skamurit!”

“Virtyte është fisnikëria më e vërtetë!”

“Kam dëgjuar gjithmonë, Sancho, se të bësh mirë për miqtë, është njësoj si të hedhësh ujë në det!”


Nga Honore de Balzac

“Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët!”

“Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve!”

“Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb!”

“Arti është natyra e koncentruar!”

“Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër!”

“Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat!”

“Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino!”

“Të lexuarit na sjell miq të panjohur!”

“E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna!”

“Ligjet janë rrjet merimange përmes së cilës merimangat e mëdha kalojnë ndërsa ato të vogla zihen në kurth!”

“Femrat janë gjithnjë të vërteta, madje edhe në mes të pavërtetave të tyre më të mëdha, për shkak se ato janë të ndikuara gjithnjë nga një ndjenjë e natyrshme.”

“Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance!”

“Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën!”

“Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një monstre që gllabëron gjithçka: Rutinën!”

“Frikërat tona më të mëdha qëndrojnë në pritje!”

“Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do!”

“Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit!”

“Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet!”

“Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt!”

“Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja!”

“Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam!”

“Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit!”

“Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!”

“Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia!”

“Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.”

“Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!”

“Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!”

“Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!”

“Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!”

“Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!”

“Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!”

“Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!”

“Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!”

“Dashuria është poezia e shqisave!”

“Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!”

“Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!”

“Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!”

“Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë!”

“Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua!”

“Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!”

“Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!”

“Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?!”

“Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!”

“Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!”

“Lumturia është poezia e gruas!”

“Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët!”

“Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur!”

“Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka!”

“Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij!”

“Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.”

Share: