Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune (13 prill).
Qindra mijëra mbështetës të opozitës po mblidhen përpara ndërtesës së qeverisë, me parulla “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.
Protestuesit kanë hedhur tymuese me ngjyrë të zezë përpara ndërtesës së Kryeministrisë.
Protestuesit e opozitës kanë çadra thuajse të gjitha të njëjta, ku shkruhet fjala “Ik”.
PD sqaron se janë mbi 1 mijë çadra të printuara me thirrjen “IK”.
Deri tani çadrat Rama Ik dhe maskat me Ramën janë simbolet më të dukshme të protestës.
0Ndërkohë, Kryeministria është rrethuar nga forca të shumta policie. Mbi 1500 efektivë ndodhet pranë ndërtesës së qeverisë, të pajisur edhe me maska antigaz.
Po ashtu në pjesën e pasme të kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet
Kjo është protesta e 3 –të kombëtare ne 2 muaj dhe e 8-ta, bashkë me protestat tek Parlamenti.