Presidenti si “fermer: Domatet duan ende kohë për t’u pjekur

Aktualitet Kryesore Politikë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të dielë të përcjellë një mesazh përmes një fotoje ku shfaqet vetë ai teksa në dorë mban një domate të papjekur.

Kreu i Shtetit ka përshëndetur miqtë e tij virtualë në “Facebook”, përmes një foto-mesazhi.

“Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”, tha Meta.

Nuk dihet se për kë është ky është mesazh i presidentit të Republikës, por ai vjen pas replikave dhe sulmeve në distancë që ky i fundit ka pasur ndaj qeverisë.

Kreu i Shtetit jep një mesazh të koduar për mazhorancën e Edi Ramës, me të cilën vijon përplasjen që pas zgjedheve të 30 qershorit, që nuk i ka njohur, pasi ka dekretuar 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Metaa

Share: