Këshilli Kombëtar i PD voton unanimisht djegien e mandateve të deputetëve

Aktualitet Kryesore Politikë

Këshilli Kombëtar i PD-së ka votuar sot unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike.

Burime bënë të ditur se gjatë mbledhjes së sotme të zhvilluar në selinë blu, asnjë nga të pranishmit nuk është shprehur kundër propozimit të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për të bërë nul mandatet e ligjvënësve të saj.

Me propozim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë vendimi u vulos përfundimtar edhe nga Këshilli Kombëtar.

Kreu i PD-së Basha bëri propozimin e tij për djegien e mandateve që të dielën e kaluar, propozim i cili u ndoq më pas nga një sërë takimesh si brenda forumit të kësaj parie edhe me aleatët, ndërsa sot ky vendim u zyrtarizua.

Share: