Gjatë seancës së sotme në parlament Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci dhe Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali duket se nuk kanë rëndë dakord për diçka.
Nga fotot e bëra gjatë seancës duket se Spiropali është ngjitur deri tek foltorja e kryetarit të Kuvendit dhe siç shihet nga gjuha e trupit mes tyre ka një mosmarrëveshje pasi edhe Gramoz Ruci ka marrë një qëndrim të prerë duke ngritur dorën.
Ndërsa në rreshtin e vendeve të anëtarëve të qeverisë diskutimet mesa duket janë përqendruar rreth karriges së Ministrit të Diasporës Pandeli Majko.