Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 20 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.
Inisiativa për të shpallur një ditë të tillë erdhi nga Bhutani (një vend në Azinë Jugore), qytetarët e së cilit konsiderohen si disa prej njerëzve më të lumtur në botë.
Kjo ditë pranon se lumturia është një objektiv themelor i njeriut, dhe u bën thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyra që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.