Rudina Hajdari analizon koncensionet e qeverisë Rama: Model ideologjik tipik prej hajdutërish të korruptuar

Aktualitet Kryesore Politikë

Nga Rudina Hajdari

Nje shkrim mbi dukurinë e koncensioneve në Shqipëri!

 

Ne politiken qeverisese te maxhorances dhënia me koncesion perben një model ideologjik tipik prej hajdutërish te korruptuar qe po zhvasin pa meshire çdo dite ekonomine publike.

Me qellimin e vetem te mbushjes se xhepave po iket gjithnjë e më shumë nga logjika e tenderit dhe po shkohet drejt ankandit publik të aseteve dhe dhenies me koncesion edhe te therrimeve te vetme qe mund te kene mbetur nga prona publike e shqiptareve.

Mos harrojme se qe diten e pare qe erdhi ne fuqi kjo qeveri kerkoi qe edhe tvsh, taksat, do t’i mbledhe me një kompani private, duke mos hezituar qe të zhveshi shtetin nga funksioni më i rendesishem sikur ai i mbledhjes të taksave. Trendy i qeverise ne dekadence per vite me rradhe te vjedhjes qeverisese u be pa piken e ndrojes, koncesione pa ankand publik si “vjedhje të ligjshme”.

Ajo qe na mbetet te “gezohemi” sot eshte fakti qe të paktën mirë që nuk i shesin fare këto asete publike por i japin me koncesion, pra një ditë përsëri janë të rikthyeshme te prona publike.

Nga informacionet që arrijme te marrim nga media sepse publikun dhe qytetarin nuk merr mundimin ta informojë kush mbasi qeveria nuk la prone publike ne kembe ne kete rruge me shpejtesi te madhe hyne edhe bashkitë qe qeverisen nga socialistet duke dhënë asete publike me qira privatëve që financojnë duke u kompensuar me përdorimin e këtyre aseteve për një periudhë të caktuar.

Personalisht nuk jam ideologjikisht kundër dhënies të koncesioneve privatëve sepse në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun, në kushtet kur qeveria dhe bashkitë nuk kanë buxhet për këtë. Në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun ne mungese te buxhetit, sepse ne rast te kundert vete shteti do të rriste edhe më fort taksat, dhe përsëri barra financiare do të binte tek publiku.

Por tashme edhe qytetari me indiferent e ka te qarte se problemi nuk qendron këtu. Ajo qe ka ndodhur me kampionet tone te koncesioneve te prones publike perkon me ate qe thote nobelisti në financë, Joseph Stiglitz, i cili thekson se problemi me koncesionet është se nëpërmjet tenderimeve priviligjohen persona të caktuar, me lidhje me politikën te cilet pasurohen me vendim politik dhe eshte pikerisht kjo pasuri e akumuluar me vendime nga agjenci politike qe e ka të lehtë të financojë fushata elektorale dhe të drejtojë drejt pushtetit ushtaret e bindur te korrupsionit.

Nuk di ne vitet e tera qeverisese a e ka marre ndonjehere mundin qeveria qe te beje nje llogari se sa taksa paguhen për rroga të nëpunësve të shtetit që nuk e bëjnë punën sepse puna e tyre jepet me koncesion te privati?

Sa taksa paguhen që shteti të bëjë transaksionet dhe procedurat për koncesione privati? Sa paguajmë per punonjësit e privatit që do të bëjnë punën që duhet të bënin punonjësit e shtetit që vazhdojnë ta marrin rrogën duke u ushqyer nga taksat tona?

Sa paguajmë per financimin që shteti i jep privatit për të ndërtuar sipërmarrjen e vet dhe pronën tonë publike që përdor?

Sa paguajmë tek privatë të tjerë per shërbime që privatët me koncesion nuk i bëjnë sikurse duhet sepse kanë cilësi eshte e papranueshme?

Sa paguajmë me taksat dhe pagesat tona per korrupsionin gallopant që privati i jep punonjësit publik për të pasur privilegje?

Ky eshte sot partneriteti i diskretituar publik privat piramida financiare korruptive qe e ka zhytur qeverine ne llum e kaos.

Share: