Ja stema e re zyrtare e Maqedonisë së Veriut, është edhe në gjuhën shqipe

Aktualitet Politikë

Maqedonia e Veriut ka publikuar stemën e re zyrtare, që tashmë do të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Në këtë mënyrë, vendi fqinjë po vazhdon aplikimin e ligjit për gjuhët, duke futur dygjuhësinë edhe në stemën zyrtare.

Sikurse shikohet, në pjesën e sipërme gjuha e përdorur është maqedonisht, ndërsa në pjesën e poshtme shqip.

Detyrimi sipas ligjit të miratuar është që të gjitha mbishkrimet qeveritare dhe materialet e tjera do të duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Shkupi po hedh në këtë mënyrë hapa konkretë pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës dhe miratimit të ligjit për dygjuhësinë.

Vendi po anëtarësohet në NATO dhe duket se ka një stabilitet më të madh mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Share: