“Të dalësh jashtë me flokë të lagur është e dëmshme”. Sa e vërtetë është kjo?

Aktualitet Shkencë & jetë

Që fëmijë e kemi dëgjuar me mijëra herë këtë shprehje nga prindërit, gjyshërit dhe mësuesit. Pa tharë mirë flokët ka qënë rreptësisht e ndaluar të dilnim jashtë, sepse do të pasonte e ftohura.

Por kush mban përgjegjësi për këtë refren aq të popullarizuar sot?

Mendohet se ky mit e ka origjinën pjesërisht nga një kimist francez, Louis Pasteur, i cili në 1878, ekspozoi disa pula ndaj një virusi dhe i futi këmbët e tyre në ujë të ftohtë për të parë nëse do të sëmureshin. Pulat u sëmurën dhe më pas ngordhën.

Kur ai e përsëriti këtë eksperiment dhe i mbështolli pulat me batanije të ngrohtë, ato mbijetuan.

Megjithatë nuk ka asgjë të vërtetuar se të dalësh në të ftohtë me flokë të lagur,do të çojë në kapjen e një te ftohure.

The Centers for Disease Control and Prevention (CDC) sipas një studimi, tregojnë mënyrat se si mund të shmanget e ftohura dhe nuk ka asnjë lidhje me flokët e lagur.

Sipas tyre e ftohura mund të shmanget:

  • Duke larë duart rregullisht për 20 sekonda, me sapun dhe ujë të ngrohtë
  • Duke përdorur higjenizues duarsh
  • Duke mos prekur sytë dhe gojën, pasi kjo mundëson hyrjen e baktereve dhe viruseve më lehtësisht në trup
  • Duke mbuluar gojën kur kollitemi ose teshtijmë, për të parandaluar përhapjen e mikrobeve

Siç shprehet dhe Dr. Norton i CDC, e ftohura e zakonshme shkaktohet nga një virus dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me temperaturat e ulta.

Tashmë mund të kujdeseni për flokët tuaj që të mos digjen nga tharësja edhe në të ftohtin e  dimrit.

Share: