Living Coral është ngjyra trend e këtij viti.
Kjo deklaratë vjen nga ekspertët e Pantone Color Institute, të cilët përmes një njoftimi për shtyp e shpallën ngjyrën e vitit dhe pohuan se ngjyra si shkëmbinjtë e koraleve siguron një “strehë”për të gjithë ngjyrat e tjera.
Është e freskët, e kombinueshme dhe shumë e ëmbël.
Marc Jacobs e nisi koleksionin e 2019 me ngjyrat pastel por gjithashtu përfshiu, disa ngjyra koralesh për veshje gjatë ditës.
Nëse Jacobs e bëri pjesë të koleksionit, tani është radha juaj!