Paparaci/ Reme Lala nuk i flet Ulsi Manjës, dyshohet për mëri të vjetra që në Dibër

Politikë Shkencë & jetë

Edhe pse qarkullonte si thashethem që Reme Lala nuk ka komunikim me Ulsi Manjën, këtë të enjte, kjo gjë u konfirmua.

Ndërkohë që deputetja e Dibrës, e zgjedhur fillimisht nga PDIU dhe më pas siç dihet iu bashkua grupit të PS-së, po kalonte bashkë me kolegen e saj Elena Xhinën, Ulsi Manja i foli Elenës, ndërkohë që as u përshendetën me Remen.

Kjo e fundit, si gjithmonë e veshur sikur ka dalë nga ndonjë revistë mode, presupozohej të kishte më tepër afërsi me Manjën se sa Xhina, pasi edhe Reme, edhe Ulsiu, janë deputetë të Dibrës. Por pikërisht në zgjedhjet e Dibrës thonë që janë krijuar probleme dhe mosmarrëveshje mes Ulsiut dhe familjes së Remes. Arsyet nuk dihen./PANORAMAPLUS.

Share: