Sot në Kosovë zhillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, procesi ka nisur normalisht në të gjithë vendin

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët do iu drejtohen gjatë gjithë ditës kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament, ndërsa ka nisur votimi në të gjithë vendin.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Share: