Numri i lartë i pushuesve drejt jugut të vendit ka bërë që në rrugë të qarkullohet me vështirësi. Prej orëve të para të mëngjesit janë vërejtur radhë të gjata të automjeteve.
Më problematike gjendja është në hyrje të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë në hyrje të tunelit e deri në afërsi të Radhimës.
Policët rrugorë kanë tentuar të normalizojnë qarkullimin e mjeteve por kjo ka qenë e pamundur. Trafik të rënduar ka patur edhe në Durrës, në rrugën drejt Gjirit të Lalëzit, në hyrje të Lezhës, si dhe në drejtim të Velipojës.
Fundjavat këtë sezon turistik janë kthyer problem shumë i madh përsa i përket lëvizjes së automjeteve për shkak të fluksit të madh të pushuesve. (ABC News)