Peticioni/ Nga nesër mjekët specializantë bojkotojnë shërbimet roje në QSUT. Ja pesë kërkesat e tyre

Aktualitet Kryesore Sociale

Shoqata e Specializantëve dhe Mjekëve të rinj Shqiptarë në QSUT, kanë lajmëruar se nga nesër do të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e  Specializantëve dhe Mjekëve të rinj me një status në facebbok, ku në peticionin e firmosur prej tyre, kërkohet plotësimi i pesë kushteve që lidhet me situatën e vështirë, sipas tyre, të krijuar në QSUT.

 

Ata kërkojnë pagimin e shërbimeve 24 orëshe, rikthimin e dhomës së specializantë me kushtet bazike, sigurimin e ushqimit, heqjen e tarifës së parkingut dhe respektimin e kontratës sipas Kodit të Punës.

Statusi i plotë:

“Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: SPECIALIZANTET E KIRURGJISE TASHME NUK KANE ME AS DHOMEN E TYRE NE URGJENCEN E QSUT…

Turp…!”

5d14d33fa7438MJEKET

Share: