Rama: Data e re e “Baba Xhikes”, një arsye më shumë për të votuar më 30 Qershor

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me caktimin e 13 Tetorit si datë zgjedhjesh nga Presidenti.

Përmes rrjeteve sociale, shefi i mazhorancës e thumbon Ilir Metën duke sjellë në vëmendje një rrëfim për Haxhi Qamilin.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Ilir Meta po i vulos dekretet për llogari të Berishës, Bashës dhe Kryemadhit.

Ndërkohë, kryeministri shprehet i bindur për 30 Qershorin.

Ja postimi i plotë:

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman?

Share: