Zhdekretoj apo çdekretoj- Cili është versioni i saktë?

Gjuhësi Kulturë

Një nga fjalët që është përdorur më së shumti ditët e fundit është fjala dekretim.  Në Fjalorin e gjuhës shqipe, kjo fjalë shpjegohet sipas veprimit të foljes dekretoj, e cila nënkupton: “Lëshoj një dekret, vendos për diçka me anë të një dekreti, urdhëroj me dekret për diçka; i jap fuqi ligjore diçkaje. Dekretoi heqjen e taksave. Dekretoi zgjedhjet. Dekretoi emërimin”.

Për të shënjuar procesin e kundërt të kësaj fjale, në fjalorin e politikanëve shqiptarë, por edhe të mediave janë përdorur trajtat: zhdekretoj  dhe çdekretoj. Cila prej tyre është e saktë?

Sipas Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1973) versioni i saktë përdorimor i kësaj fjale është zhdekretoj, njëlloj si bëj-zhbëj, bllokoj-zhbllokoj, vlerësim-zhvlerësim etj.

Fjalët shkruhen me zh- nistore, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme (b, d, g, gj, v).  /redaktori.net

 

Share: