Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar edhe me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.
Thaçi ka falënderuar Clark për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.
“Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme. Kishim kënaqësi që të kishim biseda edhe me Clinton dhe Albright. Faleminderit për lidershipin e guximshëm dhe vendimtar, që bëtë diktatorin Millosheviq të largohet dhe populli Kosovës të jetoj në liri”, ka thënë Thaçi.
Me këtë rast, Thaçi e dekoroi Clark me ‘Urdhrin e Lirisë’.
Clark tha se e ardhmja e kosovarëve do të jetë e ndritshme dhe se vendi ynë e meriton të jetë pjesë e BE-së.
“Faleminderit që më nderuat mua. Është një eksperiencë e mrekullueshme të kthehem në Kosovë pas 20 vite, pas tërë asaj tragjedie ta shoh vendin në liri. E di se e ardhmja do jetë e ndritshme, sepse kosovarët kanë guxim të marrin vendime. Ne do të punojmë me ju siç kemi bërë në të kaluarën, do vazhdojmë edhe në të ardhmen që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, e meriton”, ka thënë Clark.