Nuk ndoqi strategjinë e bllokimit, sot Suedia mban numrin më të lartë të vdekjeve për frymë në Evropë

Kryesore Rajon/Botë Sociale

Suedia, e cila ka zgjedhur një strategji më të hapur për të luftuar virusin sesa vendet e tjera evropiane, ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë për frymë nga sëmundja COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit, tregojnë të dhënat.

Suedia ka mbajtur shumicën e shkollave, restoranteve dhe bizneseve të hapura gjatë pandemisë. Teksa vdekjet janë në rënie, Suedia pati 6.25 vdekje për milion banorë në ditë, kjo shifër në një mesatare për shtatë ditë midis 12 majit dhe 19 majit, sipas Ourëorldinsata.org. Kjo ishte më e larta në Evropë dhe vetëm mbi Mbretërinë e Bashkuar, e cila kishte 5.75 vdekje për milion.

Suedia ka ende më pak vdekje për frymë sesa Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia, Belgjika dhe Franca, të cilat kanë zgjedhur të bllokojnë, por shumë më të larta se fqinjët nordikë, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda./bota.al/

Share: