Zhvillohet në Elbasan trajnimi mbi të drejtën për Jetesë të pavarur të personave me aftësi të kufizuara

Sociale

Me qëllim të promovimit të së drejtës për Jetesë të Pavarur të personave me aftësi të kufizuar, sot u mbajt në qytetin e Elbasanit trajnimi 1-ditor, që bashkoi së bashku përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të organizatave të ndryshme të aftësisë së kufizuar, si dhe persona me aftësi të kufizuar.

Trajnimi i organizuar nga Fondacioni “Së bashku” me mbёshtetjen financiare tё Fondacionit “Shoqëria e Hapur pёr Shqipërinë” pati në fokus mbёshtetjen e kauzës për të afruar Shqipërinë më pranё standardeve tё Bashkimit Evropian”.

Pas tryezës së rrumbullakët të zhvilluar në Tiranë me rastin e 5 majit- Ditës Evropiane për Jetesë të Pavarur, u zhvillua ky trajnim, i cili do të pasohet edhe nga të tjerë nëpër qytetet shqiptare me qëllim që të forcohen kapacitetet e organizatave të aftësisë së kufizuar.

Drejtoresha e Fondacionit “Së bashku”, znj. Suela Lala e vuri theksin tek Jetesa e Pavarur sipas Rrjetit Evropian për Jetësë të Pavarur, duke sqaruar kuadrin ligjor dhe praktit të funksionimit të tij nëpër vende të ndryshme të Europës. Ajo sqaroi në mënyrë  të detajuar koneptin e  Ndihmёsit Personal, i cili është një individ i punësuar nga personi me aftësi të kufizuar për t’i ofruar mbështetje në aspekte të ndryshme të jetës – si kujdesi personal, punët e shtëpisë, asistencë në shkollë, universitet ose punë ose ngarjen e makinës, interpretimin e gjuhës së shenjave e kështu me radhë. Ndërsa juristja Rovena Lipe u ndal në sqarimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe kuadri ligjor shqiptar mbi të drejtën për jetesë të pavarur për personat me aftësi të kufizuar.

Në fund për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit u shpërndanë edhe certifikata nga Fondacioni “Së bashku”.

Share: