Kryebashkiakja e Shkodrës: Do kisha dëshirë të gjuaja me molotov

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e sheh si të arsyeshme hedhjen e bombave molotov nga protestuesit opozitarë.

 

Kryebashkiakja vijon më tej duke u shprehur se do të kishte dëshirë që edhe ajo vetë të kishte gjuajtur molotov në protesta.

Ademi thotë se, nuk di të gjuajë me molotov, pavarësisht se në shkollë ka bërë edhe stërvitje ushtarake.

“Unë do të kthehem te protesta. Unë shkoj në Tiranë edhe protestoj, biles fort. Po të kisha edhe unë molotov, do të gjuaja.

Unë nuk di të gjuaj me molotov, pavarësisht se në shkollë kemi bërë edhe ushtarake, por na qëlloi që u ndryshua sistemi, shyqyr Zotit.

Nuk e kam pasur këtë mundësi. Por qejfi dhe dëshira, kur je aty në protestë, do me dhënë gjithçka nga vetja. Do të kisha edhe unë dëshirë të gjuaja me molotov”, ka deklaruar kryebashkiakja shkodrane Voltana Ademi.

Share: