AFI kërkesë qeverisë: Të barazohet niveli i TVSH në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore dhe ushqimore

Aktualitet Ekonomi

Që prej 1 janarit filloi aplikimi i ndryshimit ligjor sa lidhet me TVSH e prodhimit primar bujqësor që konsiston në faktin se lënda e parë autofaturohet me 6% ndërsa 14% parashikohet të paguhet nga industrialistët/tregëtarët/grumbulluesit. Prfaqësues të Albanian Food Industry në takimin e mbajtur ditën e sotme lidhur me këtë çështje kanë argumentuar se çfarë problematikash ka sektori nga rritja e barrës fiskale. Sipas tyre, goditet  prodhimi bujqësor vendas dhe fermeri, si dhe industria e përpunimit dhe tregtia në vend.

“Duke i konsideruar këto ndryshime drastike dhe fatale për të gjithë sektorin e prodhimit bujqësor primar dhe industritë agropërpunuese, që në datën 5 Dhjetor 2018, e në vijim i jemi drejtuar me shkresa dhe kemi marrë takime me funksionarë të të gjitha niveleve të Ministrisë së Bujqësisë, Financave dhe Sipërmarrjes, drejtues të Komisioneve parlamentare të Veprimtarive Prodhuese dhe Financave, si edhe Kabinetin e Kryeministrit ku përveç shpjegimit të pasojave të kësaj vendimmarrje kemi kërkuar të na vihen në dispozicion relacione, studime, opinione, proces verbale të konsultimit publik, në të cilat është mbështetur marrja e këtij vendimi. Kështu, kemi kërkuar të dimë: a është përilogaritur sa do të jetë kostoja e kësaj takse të re për prodhimin primar bujqësor vendas. Sipas përllogaritjeve tona kjo kosto tejkalon vlerën e 100 milion EUR në vit; Nëse është përllogaritur, a ka ndonjë parashikim se kush do ta mbajë këtë barrë të re fiskale?”- parashtrojnë në diskutimin e sotëm shoqata e fermerëve dhe prodhuesve.

Më tej, ata listojnë barrën që fermerët do të kenë nisur nga 1 janari:

  • Fermerët përmes çmimeve 14% më të ulëta të shitjes
  • Cënim të rëndë të sigurisë ushqimore
  • Ulje e aftësisë së bizneseve për kredimarrje pranë institucioneve financiare për zhvillim të mëtejshëm, për shkak të bilanceve të reduktuara si nga rënia e prodhimit real ashtu edhe nga informaliteti. Madje mund të figurohet edhe rritje e kredive të këqija për shkak të paaftësisë paguese të biznesit të gjendur në këtë “kurth” fiscal të paparalajmëruar.
  • Rënie e të ardhurave të qendrueshme në buxhetin e shtetit për shkak të informalitetit galopant që do të ndodhë Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se kjo vendimmarrje bie ndesh dhe cënon parimin dhe ligjin e TVSH. Përmes kësaj vendimmatrrje është krijuar një situatë unikale jo vetëm në Shqipëri por kudo ku vepron ky ligj që blerja dhe shitja me të njëjtin çmim krijon detyrim për pagim TVSH-je. Të bindur se nuk ka asnjë argument ligjor e logjik që mbështet këtë vendimmarrje i kërkojmë Qeverisë dhe Institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur për vendosjen e normalitetit në sistemin fiscal të sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë. Në këtë kontekst do të propozonim barazimin e nivelit të TVSH në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore dhe ushqimore bazike për jetën e njeriut si: builmeti, mishi, buka, uji etj.

 

Këtë kërkesë Shoqata e bazon në tre arsye:
• Së pari në solidaritetin social me shtresat në nevojë të cilat duhet të taksohen minimalisht për nevojat bazë jetike sic është ushqimi.

• Së dyti në harmozimin e legjislacionit fiscal për produktet bazë ushqimore me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës të cilët aplikoinë nivel TVSH nga 4- I 0%, në vartësi të TVSH standarte.

• Së treti jemi të bindur se ky nivel i TVSH-se do të cojë drejt zerimit të informalitetit, do të rrisë sigurinë ushqimore, do të krijoië kushte më të mira të konkurrueshmërisë të prodhimit vendas në treg duke mos ndikuar pothuaj aspak në nivelin e të ardhurave të buxhetit. Si gjithmonë zgjidhjet i presim nga bashkëpunimi luajal me Qeverinë dhe jemi besimplotë se në fund të këtij procesi të gjatë konsultativ dhe debatues do të fitojë arsyeja dhe ligji.

 

/Monitor

Share: