Basha bashkëbisedim me studentët: Peshorja të anojë nga ju

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani, po zhvillon një bashkëbisedim më studentët të Universitetit Politeknik. Në fjalën e tij, Basha ftoi studentët të jenë të hapur  dhe të ndajnë sa më shumë probleme, të cilat sipas kreut të PD-së, përfaqësojnë bashkëmoshataret e tyre që përballen me të njëjtën situatë.

“Së pari ju falënderoj për këtë mundësi. Fillimisht do doja që gjithsecili prej jush të shprehet. Kur tregoni problemin personal përfaqësoni bashkëmoshatarë tuaj që kanë të njëjtat probleme. Pra, në qoftë se ka një preukopim që e mundon studentin që në vitin e parë. Ky prekuopim është më i madh në gjendjen që ndodhet vendi. Peshorja duhet të anojë nga ju në gjendjen që ndodhet vendi. Duhet të jetë produkt i një dialogu që të marrët vlerat që ndodhet gjithsecili prej jush.

 

Dorjan unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini, ku isha me një agjendë takimi me institucione të rëndësishme gjermane. Prapsëprapë edhe mikpritësit gjermanë edhe studentët gjetën kohën të zhvillojnë një takim të shkurtër. Më erdhi mirë që 2 nga 8 studentët ka nisur punën në Budenstang. Jo të 8 ishin nga Shqipëria, 5 ishin nga Shqipëria. Po e nis bisedën për të veçuar 3 gjëra që më bënë përshtypje. Ka ndarë para për të hapur stazhe jo vetëm për studentët gjermanë. Por edhe për studentë nga rajone të tjera, edhe në vende që nuk janë anëtare të BE-së, por që kanë dëshirë të jenë pjesë e BE-së. “- u shpreh Basha.

Share: