Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se nga 1 qershori rishikohet testi teorik i klasit B. Nga 4864 pyetje në total, eliminohen 1199 pyetje ngatërrestare dhe korrigjohen 1848 pyetje me gabime gramatikore ose kuptimore.
Kategoritë
Për patentën B1, e cila të jep të drejtën për të drejtuar motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata të kategorisë AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw. U jepet kjo leje drejtimi personave mbi 18 vjeç. Për patentën e tipit B, pajisen drejtuesit e mjeteve me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë, ose një gjysmë rimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg.
Testi
Kandidati sipas udhëzimit ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë, duke filluar nga data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë. Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara. Çdo kandidat ka të drejtë ta japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes. Të gjitha autoshkollat në rastet e ndryshimeve njofton 30 ditë para, ç’ka do të thotë se nga ana e DPSHTRR tashmë kjo është ezauruar si pikë. Në të gjitha pyetjet teorike, 50 për qind e tyre janë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër pohime të gabuara.
Motomjete me katër rrota, të ndryshme nga ato të kategorisë AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw. Mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (kategoria L5). Automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio. që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg. Motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw (e vlefshme vetëm për territorin kombëtar). Motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç (e vlefshme vetëm për territorin kombëtar).