Kreu i PS do të mbledhë sot në mbrëmje deputetët dhe drejtuesit e qarqeve.
Sipas burimeve thuhet se Edi Rama pritet të takohet në një darkë informale në orën 19:00 me deputetët dhe drejtuesit e qarqeve të PS, ku në fokus do të jetë diskutimi rreth strukturës së fushatës si dhe marrëdhënia me opozitën.
Një ditë më parë Rama i ka dërguar edhe letrën e gjashtë publike kryetarit të PD Lulzim Basha, duke theksuar se është dhe letra e fundit në prag të nisjes së fushatës elektorale, ku i ka kërkuar të ulen në dialog.
Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar protestën e radhës, ditën e diel pasdite.