Komisioni i Pavarur i Monitorimit raporton në Kuvend rreth aktivitetit të organeve të reja të drejtësisë.
Burime për “BalkanWeb” bëjne me dije se Komisioni i Pavarur i Monitorimit ka kritikuar hapur krye prokuroren, Arta Marku.
Sipas raportit, Marku ka shkelur procedurat për zgjedhjen e Vate Stakës si pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në dokumentin drejtuar Kuvendit, shkruhet se Marku shkeli rekomandimet e Komisionit të Pavarur. Marku ngriti komisionin e votimit, para mbledhjes së prokurorëve dhe miratoi komisionin e votimit, 2 ditë para mbledhjes së prokurorëve.
Ndër të tjera, në raport theksohet se komisioni i votimit duhet të ngrihej në një ditë me mbledhjen e prokurorëve. Kujtojmë që Staka u zgjodh në vend të Antoneta Sevdarit në KLP, ndërsa për hedhjen e votës kishte vetëm kuti ‘pro’ dhe mungonte kutia ‘kundër’.