Sonte nata finale e“Eurovision”, Jonida Maliqi performon e dyta

Kulturë

Mbrëmjen e kësaj të shtune pritet të mbahet finalja e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.

Këngëtarja shqiptare me këngën “Ktheju tokës”, me lirikën e saj në gjuhën shqipe, do të performojë e dyta pas Maltës.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm. Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.

Australia, sipas votimeve është pretendentja e dytë, pjesërisht edhe falë një performance dramatike në të cilën këngëtarja Kate Miller Heidke ngrihet pezull në ajër.

Sipas basteve të vendosura, Gjermania mendohet të renditet e fundit për herë të tretë në këtë dekadë. Madonna do të performojë dy këngë gjatë spektaklit dhe do të ketë edhe një performancë të 4 ish-pjesëmarrësve në festival.

Share: