Basha paralajmëron Ramën: Mos i kalo caqet, se do lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një paralajmërim të fortë për kryeministrin Rama, ndërsa i tha të mos kalojë cakun.

Në një bashkëbisedim me mediat, Basha tha se nuk është ngritur për të mposhtur Ramën, pasi sipas tij ai është mposhtur nga lodhja, ndërsa theksoi se Rama duhet ta harrojë të mbajë pushtetin me dhunë dhe se në rastin më të mirë do të përfundojë si Nikolla Gruevski.

 

 

Jemi në një vend anormal, me politikë anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi nga marrja e vendimeve? Arsyeja është humbja totale e drejtpeshimit që e mbanë një shoqëri bashkë i bën njerëzit të ndihen pjesë e një familje të madhe, kjo ka humbur sepse prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kjo ndjenjë e mungesës totale të normalitetit mori forma mbrëmjen e djeshme ku u gjetën përballë protestues të ardhur nga gjithë vendi, të bashkuar nga halle të ndryshme dhe kauzës për t’i kthyer Shqipërisë mundësinë të bëhet një vend i ngjashëm si vendet e tjera europiane dhe nga ana tjetër përgjigjen e një junte kriminale për protestuesit, por dhe qytetarët që dje kanë marrë doza të larta të gazit helmues, gazit lotsjellës.

Me mirëkuptimin për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës, u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e sheh këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ky herë bën gastorin, herë të fortin e lagjes, arrogantin cinikun edhe kur fshihet pas bliandave. Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më. Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit

Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e dotë mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit”, tha Basha

Share: